Maqedoni

Dibër, reshjet e borës vështirësuan komunikacionin

06.01.2017 18:24

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës së mbrëmshme kanë vështirësuar lëvizjen e lirë të komunikacionit.

Në qytetin e Dibrës trashësia e borës arrin rreth gjysmë metri, ndërkaq nëpër fshatrat e Rekës dhe të Zhupës trashësia e borës arrin deri në 70-80 centimetra.
 
Borëpastrueset gjatë gjithë natën kanë evituar pjesën më të madhe të borës nga rrugët kryesore dhe ato dytësore.
 
Deri më tani nuk ka rrugë që nuk kalohet, të gjitha janë të kalueshme, por me pak vështirësi. Autoritetet lokale shprehen se gjatë ditës së sotme do të hedhin edhe kripë e skorie që bora të shkrihet tërësisht nga rrugët.
 
Autoritetet e komunikacionit rrugor apelojnë tek vozitësit që të bëjnë më shumë kujdes në rrugë si dhe të ndërpriten lëvizjet e panevojshme. 
 
ATLI DEMA