Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
“Rrëfimi im në Kryqin e Kuq/Gjysmëhënën e Kuqe" - është motoja me të cilën shënohet 151 vjetori nga ekzistimi i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe…

“Rrëfimi im në Kryqin e Kuq/Gjysmëhënën e Kuqe" - është motoja me të cilën shënohet 151 vjetori nga ekzistimi i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Në shënimin e 8 Majit - Ditës botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe do të përfshihet edhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit. Do të zbatohet edhe fushatë, e cila do t'i promovojë vlerat, misionin dhe parimet e lëvizjes në periudhën prej 8 majit deri më 5 dhjetor të këtij viti.
Ngjarja qendrore do të mbahet sonte, me fillim në ora 19, te Shtëpia përmendore e Nënës Terezë. është paraparë që fjalim të mbajë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Në ngjarjen do të marrin pjesë bashkëpunëtorët e Kryqit të Kuq dhe më shumë personalitete publike.
