Maqedoni

Tensionohet situata në LSM, sulmohet fizikisht Darko Dimovski

06.01.2017 18:33

Është sulmuar fizikisht ushtruesi i detyrës kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski...

Ai dyshon se personat që e kanë sulmuar janë të afërt me Zhivko Mitrevskin, kryetarin e larguar nga kjo lidhje sindikatash.

“Një grup personash të afërt me kryetarin e përjashtuar nga Lidhja e sindikatave, rreth orës 4 e 30 e kanë sulmuar ushtruesin e detyrës kryetar i LSM-së, duke hyrë me dhunë në ndërtesë dhe duke e sulmuar Dimovskin. Pas sulmit, i njëjti është dërguar në Klinikën e kryeqytetit. Ky sulm vjen pas vendimit të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale që vendosi që Zhivko Mitrevski të mbetet kryetar i LSM-së”,- thuhet në njoftimin e katër sindikatave që janë duke protestuar në objektin e kësaj sindikate.

Dimovski është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm në departamentin për traumatologji në Klinikën e qytetit të Shkupit.