Botë

Joe Biden – Trump: Rritu, je president!

06.01.2017 19:29

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden i kërkoi presidentit të zgjedhur Donald Trump që të “rritet” dhe kritikoi veprimet e tij me komunitetin e inteligjencës....

Të premten, Trump do të informohet për akuzat ndaj Rusisë, se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pretendime për të cilat ai ka shfaqur dyshime.
 
Biden e konsideroi mosbesimin tek agjencitë e inteligjencës si “absolutisht të pamend” nga presidenti i zgjedhur. 
 
Rusia mohon të ketë ndërhyrë në zgjedhje për të ndihmuar Donald Trump që të mundte Hillary Clinton.
 
Më herët gjatë ditës së enjte, Trump shtroi pyetje sesi agjencitë e inteligjencës ishin të bindura që Rusia kishte hakuar zgjedhjet, kur “nuk kanë bërë kurrë një kërkesë për të ekzaminuar serverat e kopjuterave” në pronësi të Komitetit Kombëtar Demokrat.
 
Por për Zv/presidentin Biden kjo është diçka pamend.
 
“Të mos kesh besim, të mos jesh gati për të dëgjosh një mori agjencishë të inteligjencës, që ajo e mbrojtjes e deri tek CIA, për një president është diçka absolutisht pamend”, tha ai në një intervistë për rrjetin PBS.
 
“Donald Trump rritu, është koha të sillesh si i rritur, je president. Ka ardhur koha të bësh diçka. Na trego çfarë brumi je”, shtoi më tej Biden./tvklan.al