MAQEDONI

Seminar ndërkombëtar për kodekset etike të deputetëve

08.05.2014 12:31

Në ngjarje janë paraqitur 50 pjesëmarrës, funksionarë prej më shumë parlamenteve kombëtare, si dhe përfaqësues nga Parlamenti Evropian, GREKO dhe ODIHR……

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot dhe nesër  do të jetë nikoqir i seminarit parlamentar ndërkombëtar "Struktura dhe procedurat në pikëpamje të kodekseve etike të deputetëve dhe integriteti i shërbimit parlamentar".

Në ngjarje janë paraqitur 50 pjesëmarrës, funksionarë prej më shumë parlamenteve kombëtare, si dhe përfaqësues nga Parlamenti Evropian, GREKO dhe ODIHR.

Janë paraparë fjalime nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski, euroambsadori Aivo Orav dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Zhako Denkovski.

Organizator i seminarit është Qendra Evropiane për hulumtime parlamentare dhe dokumentacion (ECPID).