Botë

Moti i keq, ka vështirësuar trafikun edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Evropë

07.01.2017 12:54

Rreshjet e bores kanë bllokuar veriun e Shqipërisë, pasi në disa zona bora arin edhe në mbi një metër...

Kjo ka shkaktuar probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit. Opozita ka kritikuar qeverinë duke e fajsuar se nuk po punon sa duhet në këtë drejtim.

Reshjet e pandërprera të borës dhe era që po krijon ortekë të vazhdueshëm, e ka vështirësuar qarkullimin në komunën e Ferizajt, duke i bërë shumicën e rrugëve vështirë të kalueshme.

Për këtë arsye, ekzekutivi komunal ka formuar shtabin emergjent dhe është mobilizuar për ta përballuar këtë situate. Moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta po vazhdon të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd Kosovës.

Gjendje më e rëndë është në Rajonin e Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve të linjës elektrike.  

Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, ndërsa  mbi 500 punëtorë janë vazhdimisht në terren duke i sanuar prishjet.

Edhe Evropa dhe Ballkani janë përfshirë nga rreshjet e mëdha të bores dhe Acari.

Kjo ka bërë që të paralizohen shumë vende, e sidomos ka vështërsuar komunikacionin dhe furnizimin me energji elektrike.