Maqedoni

Një plakë ka vdekur nga zjarri në Bukoviq të Shkupit

07.01.2017 13:22

M.B (83) dje është gjetur e vdekur në katin e djegur të shtëpisë në fshatin Bukoviq të Shkupit...

Siç informon MPB, dje është denoncuar se në orën 12:25 në fshatin Bukoviq për shkaqe tani për tani të panjohura ka shpërthyer zjarr në shtëpinë, pronë e R.B (49), me ç'rast tërësisht janë djegur përdhesa dhe kati, ku ka qenë nëna e tij M.B, e cila është gjetur e vdekur.
 
Zjarri është lokalizuar nga ekipet e Brigadës së zjarrfikësve. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurës i është dorëzuar familjes për varrim./mia