Ligji i ri për skijim, 3000 euro gjobë për qendrat që nuk e zbatojnë
Dje u hap sezoni I skijimit në qendrat rekreative dimërore, bashkë me të në mënyrë rigoroze fillon të zbatohen edhe dispozitat e ligjit të ri për skijim që ka hyrë në fuqi që nga 1 janari...

Me ndryshimet e reja janë paraparë që për rreziqet eventuale në shtigjet e skijimit që nuk janë të siguruara, përgjigjen personalisht skiatorët. Sipas dispozitave të ndryshuara në këtë ligj, qendra e skijimit obligohen që shtigjet për skijim t’i mirëmbajnë gjatë gjithë vitit, qoftë kohë e verës apo e dimrit.
Detyrim tjetër që ky ligj i obligon këto qendra, është vendosja e sinjalizimit të qëndrueshëm, i cili nuk do të mund të dëmtohet apo hiqej në mënyrë të lehtë.
Në ski qendrat, në Kodrën e Diellit, Mavrovës, Pelisterit apo Krushevës, në bazë të këtyre dispozitave të reja medoemos duhet të krijojnë shërbime të sigurimit, të formojnë sistem të kontaktit mes skiatorëve dhe qendrës, vendosja e rregullave për shfrytëzimin e ashensorëve për skijim e kështu me radhë. Në rast të mos zbatimit ose respektimit të këtyre normave ligjore, përgjegjësit e qendrave të lartë-përmendura mund të dënohen me gjoba deri në 3 mijë euro.
Pjesë e këtyre ndryshimeve ligjore kanë qenë edhe të urdhëresat ndaj skiatorëve, të cilat nuk mund t’i bëjnë gjatë kohës sa ata qëndrojnë në një qendër të caktuar skijimi.
Një skiatori i ndalohet të skijojë në shtigje të cilat paraprakisht janë shpallur si të mbyllura, gjegjësisht ky skiator që përballet me këto situatë nuk duhet të largojë, shkatërrojë apo të dëmtojë sinjalizimin e vendosur në këto shtigje.
Skiatorët nuk duhet të manovrojnë nëpër shtigje të skijimit nën ndikimin e alkoolit, drogës apo substancave tjera që ndikojnë negativisht në aftësitë e tyre manovruese.
Në rast të ndeshjes mes dy skiatorëve, asnjëri prej tyre nuk duhet larguar nga vendi i ngjarjes deri sa nuk i dorëzojnë të dhënat personale te shërbimi i sigurimit që angazhohen për mirëmbajtje ne rendit dhe qetësisë në shtigjet e skijimit.
Përjashtim në këtë rast mund të bëhet siç thuhet në përshkrimin ligjor, vetëm atëherë kur palët janë të lënduar dhe duhet të marrin ndihmën mjekësore.
REJHANE BUSHI-METAJ
