Ekonomi
Ekonomia në 2017: Ramadani, edhe pas krizës do ndjehen efektet; Investimet e huaja: Georgieva, rimëkëmbja pas stabilizimit të situatës
07.01.2017 15:07
Kriza e stërgjatur politike po vazhdon të dëmtojë ekonominë e vendit. Kjo krizë ka ndikuar në tërheqjen e investimeve të huaj, ashtu edhe në punën e kompanive vendore gjatë vitit 2016...

Analistët ekonomik nuk presin që viti 2017 të jetë më pozitiv në aspektin ekonomik në krahasim me 2016-ën.
Sipas profesorit universitar Nehat Ramadani zgjedhjet locale që priten të mbahen në vitin 2017 do të ndikojnë që të ketë turbulence të reja politike dhe në njëfarë mënyre do të vazhdojnë krizën politike.
Por ai thotë se edhe po përfundoi kriza efektet e tij do të vazhdojnë të ndjehen.
“Efektet e krizës ndjehen pas krizës. Edhe sikur të përfundoj sot kriza, efeketet ekonomike të asaj krize do të ndjehen më pastaj, pasi që ka efekt zingjiror dhe dihen çështjet ekonomike janë ngusht të lidhura, mirëpo impakti I tyre shtrihet në dimension kohor. Personalisht nuk shoh ndonjë zhvillim pozitiv në vitin 2017”, shprehet profesori univeritar Nehat Ramadani.
Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë nevoitet stabilizimi i situatës, me qëllim që të rimëkëmbet ekonomia vendore dhe të mundet ti tërheqim më lehtë investitorët e huaj.
“Anëtarët e Odës Ekonoimike të maqedonisë shpresojnë që të stabil.izophet sitata politike në Maqedponi. Për shkak se para se gjithash të kemi më shumë investitor të huaj. Nëse i krahasojmë të dhënat me periudhën e dhjetë muajve të parë të vitit 2016 ku kemi pasur rritje të eksportit për 5.8%, presim që gjatë vitit 2017 kjo përqindje të rritet”, shprehet Jelisaveta Georgieva nga OEM.
Ekspertët ekonomik apelojnë që aktorët politik të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mos vazhdohet dëmtimi i ekonomise së Maqedonisë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të tremujori i tretë përfundoi me rritje ekonomike prej 2,4 për qind, mirëpo për shkak të paqartësisë së përgjithshme, ndërsa ekspertëtnuk shprehen pesimistë për ndonjë rritje më të madhe gjatë vitit 2017.
ERSAN PAJAZITI
