Botë
Siri: 43 të vdekur nga shpërthimi në kufi me Turqinë
07.01.2017 16:03
Të paktën 43 persona janë vrarë, nga një shpërthim i një makine bombë në qytetin sirian të Azazit, pranë kufirit truk...

Shpërthimi ndodhi jashtë një gjykate të qytetit, vetëm 7 km larg nga kufiri me Turqinë.
Qyteti i Azazit ka qenë kohët e fundit në shënjestër të sulmeve të Shtetit Islamik. Shpërthimi i fundit vjen pas armëpushimit ndërkombëtar të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, për të cilin disa raporte jo zyrtare thonë se janë vrarë 60 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se mes viktimave ishin gjashtë rebelë, dhe pjesa tjetër besohet të jenë civilë.
Në nëntor të vitit të kaluar, 25 persona e humbën jetën gjatë një sulmi në Azaz. Atëherë kryengritësit, për sulmin e akuzuan Shtetin islamik, i cili është aktiv në pjesë të tjera të provincës siriane Alepo, ndërkaq paraprakisht tentuan ta pushtojnë edhe qytetin Azaz.
