Maqedoni

Kërçovë: Ripërtëritja e dokumentacionit për kategoritë e shtesave

07.01.2017 16:19

Në Qendrën për mbrojtje të fëmijeve në Kërçovë, pagesa e shtesave fëmijërore, shtesave prindërore dhe shtesave të fëmijëve...

Në Qendrën për mbrojtje të fëmijeve në Kërçovë, pagesa e shtesave fëmijërore, shtesave prindërore dhe shtesave të fëmijëve me nevoja të posaçme bëhet në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë vonesë. 
 
Shtesat prindërore në rajonin e Kërçovës aktualisht i shfrytëzojnë 46 persona të cilët marrin nga 8 mijë e 362 denarë. Shtesa për fëmijën e katërt prej 11 mijë e 700 denarëve marrin 20 shfrytëzues por këtë të drejtë e fituan vetëm ato foshnja të lindura deri në mars të vitit 2010, pastaj kjo e drejtë në mënyrë ligjore u ndërpre, thotë Sadik Emroja, koordinator i Qendrës për mbrojtje të fëmijëve në Kërçovë. 
 
Poashtu në këtë qendër, ndihmë marrin edhe 182 fëmijë me nevoja të posaçme, dhe foshnjet e posalindura të cilët marrin ndihmë të njëhershme prej 5 mijë e 17 denarësh.
 
Emroja u apelon të gjithë shfrytëzuesve që nga data 12 Janar të bëjnë ripërtrirjen e dokumentacionit të nevojshëm në afat të caktuar, sepse në të kundërtën do të humbin të drejtën për shfrytëzimin e të drejtave të tyre për vitin 2017.
 
SHABAN DALIPI