Botë

Raporti: Putin ka urdhëruar në ndikimin e zgjedhjeve amerikane

07.01.2017 16:39

Raporti i Inteligjencës Amerikane ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të ndihmonte Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale...

Raporti i paklasifikuar thotë se udhëheqësi rus “urdhëroi” një fushatë që synonte të ndikonte në zgjedhje.
 
“Ne vlerësojmë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin  ka urdhëruar një fushatë ndikimi në 2016 me qëllim zgjedhjet presidenciale në SHBA”, thuhet ndër të tjera në raport. Moska zyrtare nuk ka komentuar, por Rusia ka mohuar më parë pretendimet.
 
Pasi u informua mbi gjetjet e këtij raporti, Trump nguroi të akuzojë Rusinë për ndërhyrje, duke thënë se rezultati i zgjedhjeve nuk ishte prekur. Raporti prej 25-faqesh thotë se Kremlini kishte një “preferencë të qartë” për Z. Trump.
 
Qëllimi i Rusisë shoton më tej dokumenti ishte që të minonte besimin e publikut në procesin demokratik amerikan dhe të denigronte kandidaten demokrate Hillary Clinton.