Maqedoni
Edhe një proekt madhor për Kumanovën
07.01.2017 17:28
Para banorëve të Lagjes “Dardania “ në Kumanovë është prezantuar proekti i radhës, i cili kap shumën prej mbi 1 milion euro...

Bëhet fjalë për proektin për rregullimin e shtartit të lumit të “Likovës“ në Kumanovë, të cilin para kumanovarëve e prezantuan zv. Kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi, dhe Ministri i Ministrisë të ambientit dhe planifikimit Hapsinor Bashkim Ahmeti.
Ky proekt ditë më është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë , kurse mbështetet nga UNDP dhe Komuna e Kumanovës.
Duke prezantuar proektin në fjalë zv. Kryeministri për çështje evropiane Arbër Ademi, tha se ky proekt është i një rëndësie jetike për banorët e kësaj lagje, pasi më nuk do tu nënshtrohen përmbytjeve eventuale :
“Sot kemi nderin që para qytetarëve të Kumanovës e posaqërisht para qytetarëve të Lagjes Dardania të prezentojmë zgjidhje të një problemi të madh, një rreziku real, një rreziku potencial që u kanoset banorëve të qytetit të Kumanovës, banorëve të lagjes Dardania dhe lagjes së romëve të cilët jetojnë përskaj lumit. Projekt i cili kap vlerën 1 milion euro, përfshir këtu edhe fazën e pregatitjes së dokumentacionit dhe të vet realizimit dhe punimeve, të cilët janë në një gjatësi 1.8 km duke filluar nga autostrada e deri tek lidhja me lumin e kumanovës , pra duke filluar nga autostrada përskaj të stadiumit të Bashkimit, përsaj parkut të qytetit, lagjen e romëve e duke u bashkangjitur lumi i likovës me lumin e kumanovës, besoj që me këtë projekt shënojmë një nga investimet më të rëndësishme me cilën përmirsojmë standardin jetësor të qytetarëve tonë“, tha zv/kryeministri Arbër Ademi.
Ndërkaq, Ministri i Ministrisë së Ambientit dhe planifikimit hapsinor , Bashkim Ahmeti , tha se me këtë proekt banorëve u ofrohet siguri më e madhe dhe shmangie nga rreziqet e mundshme:
“Me iniciativë të zv. Kryeministrit për Çështje Evropiane , në muajin maj dhe qershor të vitit të kaluar bëmë një vizitë të përbashkët këtu dhe u njohtuam detajisht me problemin i cili i tangonte qytetarët e kësaj lagje vite me radhë dhe në kuadër të bashkëpunimit që ne si Qeveri kemi me UNDP e gjetëm mundësinë e bashkëfinancimit të këtij proekti, i cili kap vlerën e 1 milion euro. Me këtë do të bëhet evitimi i rrezikut nga vërshimet e kjëtij lumi në këtë pjesë me gjetaësi prej 1.8 km ,ku do të pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit , mer çka do të bëhet përmirësimi i jetës së qytetarëve të kësaj lagje“, tha ministri Bashkim Ahmeti.
Ndryshe proekti është në gjatësi prej 1.8 kilometra dhe fillon nga Autostrada e deri tek lagja “ Sredorek” ku bashkohen lumi i “ Likovës dhe “ Kumanovës” .
NEXHAT SHABANI
