Maqedoni

Një person i pastrehë është marrë nën përkujdesje në Momin Potok

07.01.2017 19:12

Me nismë të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot në bashkëpunim me qendrën e qytetit për punë sociale...

Me nismë të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot në bashkëpunim me qendrën e qytetit për punë sociale, është marrë nën përkujdesje një person i pastrehë i cili këto ditë, për shkak të temperaturave të ulëta ekstreme, mishte strehuar në njërën nga hyrjet e objekteve banesore në afërsi të Stacionit policor Qendër, kumtoi MPB.
 
Personi, nga ana e nëpunësve policor dhe social, siç ceket, është dërguar në Qendrën për përkujdesje të të pastrehëve në Momin Potok.
 
Njëkohësisht, ministri Nuhiu inicoi që edhe në periudhën në vijim, nëpunësit policor t'u kuhstojnë vëmendje personave të pastrehë, në drejtim të përkujdesjes së tyre, posaçërisht tani kur kushtet e motit janë kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e tyre, qëndron në kumtesë./mia