MAQEDONI

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë shënoi 4 vite nga ekzistimi

08.05.2014 12:50

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë shënoi katër vite nga ekzistimi. Më 23 prill të vitit 2010 e shënoi fillimin me biletat e para të lotarisë instant dhe lojën e fatit Lotaria e Re 7/34..

Lotaria Shtetërore e Maqedonisë shënoi katër vite nga ekzistimi. Më 23 prill të vitit 2010 e shënoi fillimin me biletat e para të lotarisë instant dhe lojën e fatit Lotaria e Re 7/34.

“Prej atëherë deri sot, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë plasoi mbi 20 lojëra të ndryshme të fatit, ndërsa për momentin aktuale janë lojërat e fatit: Lotaria e Re 7/34 me fond të garantuar për 7-të prej 6.000.000.00 denarë, loja shtesë Xhoker e Lotarisë së Re 7/34 me fond të garantuar për Xhoker me 6 të qëlluara prej 600.000.00 denarë, Loto 5 me fond të garantuar për 5-she prej 500.000.00 denarë, Loja shtesë Xhoker Loto 5 me fond të garantuar për Xhoker  deri 6 të qëlluara 300.000.00 denarë, BINGO BUM me fond të garantuar për Maksi Bingo prej 2.000.000.00 denarë, loja shtesë Bingo Xhoker me fond të garantuar për Xhoker me 6 të qëlluara prej 300,000.00 denarë, loja KENO  e cila organizohet në bashkëpunim me bastoret e sportit dhe instant lotaria me produktet e posaçme”, theksojnë nga kompania.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar Lotaria Shtetërore e Maqedonisë nën patronazhin e Ministrisë së Financave filloi të organizojë edhe lojën shpërblyese Llogari fiskale në dorë - Shpërblim pa mund.

Me rastin e katërvjetorit, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë për lojën e fatit Lotaria e Re 7/34 dhe tërheqjen e gjashtë nga loja e fatit me llogari fiskale organizon karvan me promovime në 15 qytete nëpër Maqedoni.