Botë
2 viktima nga i ftohti në Shqipëri
08.01.2017 13:16
I ftohti polar që ka mbërthyer Shqipërinë ka shkaktuar viktimin e dytë në harkun e 48 orëve të fundit...

Mësohet se një 34 vjecar nga Saranda ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të qytetit si pasojë e temperaturave nën zero. Policia thotë se viktima është identifikuar si Leonard Arapi, i cili jetonte në një banesë, ku ishte sistemuar përkohësisht. Gjithshtu, mësohet se Arapi ishte endacak dhe konsumues i alkoolit.
Ndërkohë gjatë së shtunës policia e Durrësit ka gjetur të pajetë një 40-vjeçar në lagjen 17 të qytetit.
Dyshohet se viktima është endacak dhe ka vdekur nga i ftohti. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Avokatit të Popullit. Totozani, i cili ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së një njeriu të pastrehë në Durrës, për shkak të të ftohtit.
Ndërkohë, temperaturat edhe këtë të diel kanë shënuar deri në minus 27 gradë nën zero, në zonën e Dibrës, por edhe në zona të tjera ato janë mjaft të ulëta. Ndërkohë, ngricat kanë përfshirë gjithë Shqipërinë, duke shkaktuar probleme të mëdha.
Institucionet shëndetësore janë në gatishmëri për përballimin e situatës nga të fothtit dhe epidemia e gripit, ndërsa me një vendim të posaccëm, është vendosur shtyrja e procesit mësimore deri më 16 janar, pikërisht për këto arsye.’
LULJETA NDOKA
