Botë
Irak, eksplodimi i makinës-bombë e tronditi Bagdadin
08.01.2017 13:29
Raportohet se një eksplodim i një makine-bombë e ka goditur sot herët në mëngjes kryeqytetin irakian, Bagdad...

Eksplodimi ndodhi në një treg në lagjen Jamila, e banuar kryesisht me popullatë shiite, ndërsa agjencitë e lajmeve raportojnë se janë vrarë së paku 11 vetë dhe plagosur më tepër se 10 të tjerë.
Grupi terrorist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, nëpërmjet një postimi në Internet.
Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për disa sulme të tjera në Irak, që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit, derisa forcat e qeverisë së Irakut dhe aleatët e saj, po përpiqen për ta marrë qytetin Mosul, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak.
