Botë

Evropës i kanoset fluks i ri i migrantëve nga Afrika

08.01.2017 14:03

Rreth 15 milionë njerëz janë të gatshëm deri në vitin 2020 të nisen në rrugë dramatike përmes Detit Mesdhe që të arrijnë deri te Kontinentin premtuar i Vjetër...

Rreth 15 milionë njerëz janë të gatshëm deri në vitin 2020 të nisen në rrugë dramatike përmes Detit Mesdhe që të arrijnë deri te Kontinentin premtuar i Vjetër, theksohet në dokumentin e shërbimit ushtarak austriak për zbulim, që do të prezantohet javën e ardhshme. 
 
Shërbimi ushtarak austriak për zbulim paralajmëron se Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Sudani dhe Etiopia janë katër shtetet prej të cilave pritet fluksi më i madh migrues drejt Evropës.
 
Në tre vitet e fundit rreth 550.000 afrikanë kanë kërkuar azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Numri më i madh janë nga Eritrea, Nigeria dhe Somalia, pastaj vijojnë Gambia, Mali dhe Algjeri, si dhe Sudani, RD e Kongos, Guineja dhe Senegali, thekson gazeta gjermane "Bild", e cila kishte qasje deri te dokumenti i zbulimit ushtarak austriak.
 
Refugjatët nga Eritrea dhe Somalia kanë të drejtë azili, sepse vijnë nga rajonet e luftës, ndërsa të tjerët janë evidentuar si migrantë ekonomikë. 
 
Në raportin e zbulimit ushtarak austriak theksohet edhe se për shkak të fluksit të madh të azilkërkuesve nga Afrika në mënyrë të konsiderueshme do të ndryshohet raporti i BE-së ndaj migrantëve ekonomikë, si dhe do të nevojitet kontroll më i mirë i kufijve të jashtëm të Unionit dhe vendosje e modelit për dëbimin e atyre që u është refuzuar azili./mia