Botë
Të paktën katër portugez e humbën jetën në një aksident rrugor në Francë
08.01.2017 14:19
Një autobus, i cili transportonte udhëtarë, sot herët në mëngjes rreth orës 4:30 minuta doli nga Rruga kombëtare numër 79...

Në fatkeqësinë e humbën jetën katër shtetas portugez, ndërsa 27 të tjerë u lënduan, prej të cilëve tre më rëndë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Parisi.
Sipas informacioneve të prefekturës, autobusi ka lëvizur drejtë Zvicrës.
Dalja e autobusit nga rruga është me siguri për shkak të rrugës së ngrirë, nga shiu i ftohtë, që binte gjatë natës në këtë rajon.
Mbrëmë ndodhi edhe një ndeshje zinxhirore e kamionëve në autostradën A31 në Selonge, në të cilën një person e humbi jetën./mia
