Botë
Të paktën pesë njerëz e humbën jetën gjatë shpërthimit të një auto-bombe në afërsi të Damaskut
08.01.2017 14:43
Pesë persona e humbën jetën, ndërsa 15 janë lënduar gjatë shpërthimit të një automobili bombë në provincën perëndimore siriane Damask...

Pesë persona e humbën jetën, ndërsa 15 janë lënduar gjatë shpërthimit të një automobili bombë në provincën perëndimore siriane Damask, njoftoi agjencia siriane e lajmeve SANA.
Automobili bombë është aktivizuar në fshatin Bejt Xhina.
Njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende asnjë grup nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin./mia
