Botë

Protesta në Amerikë për lirimin e Ramush Haradinajt

08.01.2017 12:13

Komuniteti shqiptaro- amerikan në Amerikë, nesër organizon protestë paqësore në Nju Jork dhe Uashington DC...

Komuniteti shqiptaro- amerikan në Amerikë, nesër organizon protestë paqësore në Nju Jork dhe Uashington DC, me kërkesë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përkrahjen për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, komuniteti shqiptaro-amerikan do ta kërkoj në dy qytetet amerikanë, dhe për këtë  kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Amerikë që t’u bashkohen në daljen e së hënës.

Protestat paqësore në Nju Jork dhe Uashington DC nisin nga ora 11:00.