Maqedoni
Albert Musliu: Presidenti do të taktizojë deri në fund
08.01.2017 15:08
Presidenti i vendit do të taktizojë me dhënien e mandatit deri në momentin e fundit...

Veprime të ngjajshme ai ka dëshmuar edhe në të kaluarën duke mos ndarë inetersat e shtetit nga ato partiake vlerson analisti politik Albert Musliu.
“Kryetari do të taktizojë me dhënien e mandatit, besoj se do të shfrytëzojë edhe momentin e fundit për ta dhënë mandatin. Sipas meje edhe po të ishte rezultati 50-50 ai prap do të gjente ndonjë justifikim që ti jape mandatin VMRO-DPMNE-së nga se edhe në periudhën e kaluar qëndrimet e tij nuk janë dalluar shumë prej qëndrimeve dhe interesave të VMRO-DPMNE-së”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Pyetje:Cili është roli i partive politike shqiptare për krijimin e qeverisë?
“Vetë fakti se u bënë mbi se një parti u jep komoditetin partive politike shqiptare që të negocojnë me dy palët. Të mos harrojmë se numrat janë ashtu që mos të ndodhte ajo atëherë do të ishte e obliguar fituesja të negocojë vetëm me VMRO-DPMNE-në, sepse 51 dhe 10-të bëjnë 61. Tash me bashkangjitjen e vetëm një subjekti politik shqiptarë ajo jep hapsirën që të mund të negocohet edhe me opozitën”, theksoi Musliu.
Musliu beson se partite politike do të arrijnë të krijojnë një shumicë të re në të kundërtën vendi do të futej në një cikël të ri zgjedhorë.
“Nuk besoj se ne do të arrijmë në situatë për të mos krijuar shumicë në Maqedoni nga se nuk e shoh përparsi për partite politike shqiptare që ajo të ndodhë. Gjithsesi se çdo gjë është e mundshme por edhe nëse nuk arrihet të krijohet shumicë e re legjislativi parashikon se duhet të shkohet në cikël të ri zgjedhorë por nuk besoj së paku nuk janë shenjat se do të shkohet në atë drejtim”, shprehet Musliu.
Sipas Musliut forcat politike shqiptare në Maqedoni duhet të vendosin si normë të përhershme bashkpunimin midis tyre jo vetëm pas këtyre zgjedhjeve por pas çdo cikli zgjhedhorë.
NAIM RAMADANI
