Maqedoni
Ligji i ri për përmbarim, Përmbaruesit do t’i paralajmërojnë borxhlinjtë
08.01.2017 15:39
Asnjë përmbarues nuk ka të drejtë të bllokojë llogaritë e qytetarëve, pa i dhënë edhe një shanc për arritjen e një marrëveshjeje paraprake për shlyerjen e borxheve...

Me 1 janar filloi zbatimi i ligjit të ri për përmarues ku qytetarët së pari do të paralajmërohen e më pas do tu bllokohen xhiro-llogarit e tyre në qofse nuk e shlyejnë borxhin.
Vendosja e pagesësës jashtëgjyqësore është moment i ri dhe më i volitshëm për qytetarët sepse e njëjta do të sigurojë mbrojtje me e madhe e palëve në konteste të ndryshme gjatë procedurës së përmbarimit.
“Me zbatimi I ligjit të ri për përmbarim do të sjell shumë volitshmëri edhe përpërmbaruesit, edhe për kreditorët edhe për borxhlinjtë. Për debitorët do të ketë volitshmëri për arsyje se do të zvoglohen shumë shpenzimet që duhet ti paguarjnë. Për sa I përket pagesën jashtëgjyqësore prej njoftimit, debitorët kanë afatë prej 15 ditë pune që vullnetarisht ta paguaj borxhin nëse nuk e bënë këtë afatë, atëherë do të vazhdohet procedura e padis, përmbarimit etj”, shprehet përmbaruesi Premtim Qerimi.
Dhurata përmbaruese për një lëndë sipas modelit për pagesë jashtë gjyqësore nuk do të kushtoj më shumë se 10 euro, sqaron Qerimi.
Në këtë mënyrë qytetarët do të mbrohen nga shpenzimet e panevojshme të noterit, ato bankare dhe gjyqësore.
Me ligjin e ri përfshihen borxhet nga faturat e papaguara të telefonave, mirëmbajtje të ndërtesave dhe shërbimeve të internetit dhe televizineve kabllovike, deri në 200 denarë, ndërsa shuma e borxheve për energjinë, ngrohjen dhe ujin nuk duhet të tejkalojë 6000 denarë.
Nëse nuk paguhet fatura në afatin e paraparë, atëherë pason procedura e detyrimit të dhunshëm të pagesës.
Debitorët më të mëdhenj janë personat fizik për mos pagesë të faturave për shërbime komunale. Madje, 70 për qind të lëndëve janë mbi këtë bazë.
REXHEP QAMILI
