Maqedoni
Ndihma e shpejtë, bie numri i qytetarëve për ndihmë
08.01.2017 16:00
Në Maqedoni të reshurat e bores dhe temperaturat e ulta kanë bërë që qytetarët të pësojnë lëndime trupore nga rrëshqitjet në akull...

Nga Ndihma e shpejtë thonë se dy ditët e fundit numri i thirrjeve për ndihmë është zvogëluar në krahasim me ditët paraprake.
“Më herët kishim deri në 180 thirrje në ditë për 24 orë. Dy ditët e fundit fatmirësisht nuk kemi raste të lëndimeve serioze dhe me siguri apelet tona kanë dhënë rezultate dhe gjendja është kthyer në normalitet ku kemi vetëm 120 thirrje në ditë”, shprehen nga dihma e shpejtë.
Nga ndihma e shpejtë u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe t’i evitojnë daljet e shpeshta pa nevojë në këto temperatura të ulta ,sidomos personave të moshuar pasiqë mund të pësojnë me thyerje të gjymtyrëve të trupit. Thirrje për ndihmë ka pasur edhe nga persona me sëmundje kardiovaskulare dhe ata me sëmundje kronike për shkak të gripit apo ftohjes.
“Ndihmë më së shumti kanë kërkuar personat me sëmundje kardiovaskulare të cilët kanë pasur temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe disa me infarkte”, shprehen nga dihma e shpejtë.
Zyrtarisht deri më tani në vend jarë regjistruar rreth 16 mijë persona me grip. Më shumë të sëmurë nga gripi ka në Shkup, Strumicë, Veles dhe Kavadar.
Mjekët vlerësojnë se bora do të na shpëtojë nga gripi dhe shpresojnë se në këtë sezonë të sëmundjeve nuk do të shpallet epidemi.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
