Me "Viz er" deri në 14 destinacione evropiane
Kompania në periudhën e dimrit do të qarkullojë drejt Parisit, dy herë në javë, drejt Ajndhovenit, Munihut dhe Londrës (nga tre herë në javë) dhe drejt Malmes katër herë gjatë një jave…..

Aerotransportuesi i tarifës së ulët "Viz er", e kumtoi itinerarin dimëror të fluturimeve për vitin 2014 për Maqedoninë. Rrjeti i kompanisë hungareze, e cila i shfrytëzon shërbimet e aeroportit "Aleksandri i madh" me të cilin kryeson "TAV Maqedoni", do të prëfshijë gjithsejt 14 destinacione në tetë vende të ndryshme.
Kompania në periudhën e dimrit do të qarkullojë drejt Parisit, dy herë në javë, drejt Ajndhovenit, Munihut dhe Londrës (nga tre herë në javë) dhe drejt Malmes katër herë gjatë një jave.
“Viz er” me kënaqësi e prezanton itinerarin e vet dimëror të fluturimeve për Maqedoninë. Destinacione të shumta interesante, si Parisi, Londra dhe malme, janë tashmë të kapshme me çmime të ulëta nga Shkupi. SHpresojmë se 14 fluturimet tona interesante dimërore do të sjellin shumë bizëqeshje në maqedoni. Biletat pë itinerarin dimëror të udhëtimit për vitin 2014 tashmë mund të blihen në faqen tonë të internetit, thotë përfaqësuesi i "Viz er"-it, Daniel de Karvaljo.