Maqedoni
Milloshovski: Zaev të jep dorëheqjen e paralajmëruar; LSDM: Qytetarët zgjodhën ndryshime dhe qeveri të re
08.01.2017 17:33
Nga Vmro Dpmne ftojnë liderin e LSDM Zoran Zaev të japë dorëheqjen e paralëjmëruar...

Antonio Milloshovski tha se Zaev nuk morri mbështetjene shumicës së qytetarëve dhe do të duhet të largohet, që VMRO-DPMNE të realizojë projektet e premtuara në zgjedhje siç janë ndëtimin e autostradës Gostivar – Kërçovë, aksit rrugor Kërçovë – Dibër drejt urës së Boshkut dhe ndërtimin e autostradës nga Struga në Trebenisht.
“Konsiderojmë se në zgjedhje qytetarët shumë qartë kanë mbështetur prioritetet dhe projektet tona dhe meritojnë që të njëjtat të realizohen dhe për këtë do të punojmë me përkushtim me formimin e qeverisë së re, njëkohësisht dëshirojmë të themi se ata që nuk fituar besimin e qytetarëve me politikat e tyre destructive sikurse zotëri Zaev, do të duhet të mbajë fjalën dhe të japë dorëheqjen e paralajmëruar. Kështu do t’u mundësojë atyre që kanë ide dhe koncepte të punojnë në interes të qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe përcaktimit politik”, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Ndaj deklaratës së Milloshovskit kanë reaguar nga LSDM të cilët thonë se mbi 612 mijë qytetarë zgjodhën ndryshimet dhe qeveri të re.
“Qytetarët e dijnë se qeveria e deritanishme i la pa rrugë, ujësjellës, kanalizim dhe rrymë. Nga politikat e këtilla të dëmshme kanë pësuar familjet e ngujuara nëpër fshatra e qytete dhe Maqedonia rrezikohet të mbetet pa rrymë në minus 20 gradë. Tani për çka flet Antonio Milloshovski, kush ishte pjesë e asaj qeverie të papërgjegjshme dhe në cilën cilësi flet Milloshovski I cili la Gruevskin dhe u bë noter", thonë nga partia e Zaev.
Sipas LSDM-së qytetarët dëshmuan se përfundoi koha e politikanëve joserioz sikurse Nikolla Gruevski dhe Antonio Milloshovski.
MERAL ISMAILI
