Maqedoni

Rrugët e Maqedonisë, komunikacioni i rregullt

08.01.2017 18:13

Gjendja e rrugëve në tërë territorin e Maqedonisë është e rregult, dhe për momentin nuk ka kurfar problemi...

Gjendja e rrugëve  në tërë territorin e Maqedonisë është e rregult, dhe për momentin nuk ka kurfar problemi, me përjashtim të disa vendeve malore tha drejtori i rrugëve të Maqedonisë Gajur Kadriu.
 
Sipas tij mbi 240 makineri janë të angazhuara për pastrim të rrugëve , dhe porositi vozitësit të kenë kujdes dhe të vozisin në kushte dimërore.
 
“Vështirësi në komunikacion në disa pjesë të akseve rrugore magjistrale në pjesën e Shtipit,Sveti Nikollës ka pasur ndërsa në pjesën veriperëndimore nuk ka pasur aspak pengesa.Gjitha rrugët janë sic e shihni të pastruara dhe gjendja e komunikacionit është e rregullt por me vështirësi  edhe shftvozitësit e veturave dhe vozitësit  duhet ta kenë parasysh se vozisin në kushte dimërore dhe të ftohta”, shprehet drejtori i “Rrugëve të Maqedonisë”, Gajur Kadriu.
 
Gajuri thotë se ndërmarrja publike rrugët e Maqedonisë,  kapacitetet që i posedon nuk janë të mjaftueshme andaj që nga themelimi I saj në raste të këtilla ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me ndërmarrje tjera shtetërore dhe private për pastrimin e rrugëve dhe zhbllokimin e komunikacionit.
 
Të mbyllur për komunikacion janë rrugët drejt fshatit Greman, Goshincë dhe Alashec.
 
Komunikacioni me vështirësi zhvillohet në aksin rrugor Kumanovë¬Kriva Pallankë për shkak të mbetjeve të borës. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI