Maqedoni
Pezullohet ndalesa për kamionë në Pletvar
09.01.2017 11:00
Prej orës 08:30 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në vendkalimin malor Pletvar, kumtoi Lidha Automote e Maqedonisë....

Në aksin rrugor Prilep - Vitolishte komunikacioni është lejuar vetëm për automjete të lehta, me përdorimin e obligueshëm të pajisjeve dimërore.
Për komunikacion janë mbyllur rrugët drejt fshatrave German, Goshincë dhe Alashevc.
Në aksin rrugor Mavrovë - Dibër akoma vlen ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese./Mia
