UKRAINË

“Pju”:77 përqind të ukrainasëve dëshirojnë të mbesin të bashkuar

08.05.2014 15:19

Në Ukrainën lindore përqindja e atyre që ndajnë mendimin e njëjtë është 70 për qind. Vetëm tek banorët, gjuha amtare e të cilëve është rusishtja, kjo përqindje është më e vogël dhe është 58 për qind………….

Hulumtimi i mendimit publik të agjencisë amerikane "Pju" tregon se shumica e ukrainasëve dëshirojnë që Ukraina të mbetet shtet i vetëm, ndërsa mendime të tilla kanë edhe banorët nga rajoni lindor, ku seperatistët prorusë luftojnë për autonomi.

Sipas anketës së publikuar sot nga "Pju", 77 për qind të popullatës nga tërë Ukraina dëshirojnë që vendi të mbetet në kufijtë e tanishëm. Në Ukrainën lindore përqindja e atyre që ndajnë mendimin e njëjtë është 70 për qind. Vetëm tek banorët, gjuha amtare e të cilëve është rusishtja, kjo përqindje është më e vogël dhe është 58 për qind.

Hulumtimi është zbatuar në momentin kur seperatistët prorusë planifikojnë zbatimin e referendumit për autonomi.

Anketa është zbatuar në periudhën mes 5 dhe 23 prillit, me gabim të lejuara statistikor prej 3,5 për qind.