Maqedoni
Moti i ftohtë, regjistrohet viktima e parë në Maqedoni
09.01.2017 12:28
I ftohti dhe acari i madh që e ka kapluar vendin ka marrë dhe jetën e parë...

Temperaturat sot në mëngjes kanë shënuar -21 gradë në Mavrovë, -20 ka qenë në Manastir, Tetovë dhe Lazaropole, -19 ka qenë në Krushevë, -18 ka qenë në Dibër dhe Prilep, -17 ka qenë në Pozharanë dhe Kumanovë -16 gradë.
Autoritetet e vendit, përgjegjës për situatën e rrugëve të Maqedonisë, thonë se gjendja e rrugëve në tërë territorin e vendit është në rregull dhe nuk ka asnjë pengesë për qarkullimin e automjeteve. Mbi 240 makineri janë të angazhuara për pastrim të rrugëve dhe porositi vozitësit të kenë kujdes dhe të vozisin në kushte dimërore.
Moti është i ftohtë dhe me ngrica, andaj autoritetet shëndetësore rekomandojnë që pa nevojë grupmosha të caktuara të njerëzve të mos dalin jashtë pa nevojë.
Duke filluar prej sot, si pasojë e motit të ftohte dhe me ngrica, qeveria ka marre vendim që gratë shtatzëna dhe personat e moshuar me sëmundje kronike të jenë të liruar nga shkuarja në punë.
Por, moti i acartë, i cili e ka kapluar Ballkanin, prej dje ka shënuar edhe viktimat e para. Në Poloni nga i ftohti jetën e kanë humbur 17 njerëz, ndërsa në Itali 10 të tjerë.
