Kryeministri Rama anulon vizitën e tij në Kosovë

09.01.2017 15:05

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e tij në Kosovë....

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën e tij në Kosovë.

Zyrtarë të AAK-së kanë thënë për Indeksonline se ndonëse është pritur të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, kryeministri Rama e ka anuluar vizitën e tij për arsyeje ende të panjohura.

“Dje kemi pasur një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, ku na është konfirmuar se të hënën në ora 12 e 30 do të vij për vizitë kryeministri, mirëpo më pas prapë nga kabineti na kanë njoftuar se kryeministri nuk mund të vij në Kosovë për arsyeje ende të panjohura”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së për Indeksonline.

Ndryshe dje gjatë ditës AAK-në e kishte vizituar edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.