Egjipt, sulm vetvrasës me kamion, 10 të vdekur

09.01.2017 15:46

Një person që po voziste një kamion plehrash....

Një person që po voziste një kamion plehrash ka kryer një sulm vetvrasës më bombë në Sinai të Egjipitit, duke lënë 10 të vdekur dhe duke lënduar 22 njerëz të tjerë.

Ky sulm u krye në një pikë egjiptiane të kontrollit, jashtë ndërtesës së policisë, dhe si pasojë tre kate të stacionit policor u shkatërruan.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë dhe atyre të sigurisë ky sulm u shoqërua me disa shpërthime më të vogla, kur disa ushtarë të veshur në të zeza gjuajtën me granata trupat afër pikave të kontrollit.

Përderisa të lënduarit janë dërguar në spital, autoritetet kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet shumë shpejt.

Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton "Associated Press".