Papa apel kundër terrorizmit: nuk mund të vrasësh në emër të Zotit!
Papa Françesku gjatë takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit e trupave diplomatikë pranë Selisë së Shenjtë...

Papa Françesku gjatë takimit të zhvilluar sot me përfaqësuesit e trupave diplomatikë pranë Selisë së Shenjtë, i bëri apel lidëve qeveritarë e fetarë të botës të bashkohen kundër terrorizmit fundamentalist, i cili mund të mundet vetëm falë angazhimit të përbashkët.
“Terrorizmi fundamentalist shkaktoi gjatë vitit të shkuar shumë viktima në botë. Është një çmenduri vrasjesh të cilat bëhen nga kriminelë që abuzojnë në emër të Zotit, për të mbjellë vdekjen, në tentativën për të afirmuar dëshirën për të dominuar. I bëj apel të gjitha autoriteteve fetare",- u shpreh Papa Francesku,- të bashkohen e të pohojnë me forcë se nuk mund të vrasësh në emër të Zotit”.
Duke iu referuar çështjes së Sirisë, Ati i Shenjtë i bëri apel komunitetit ndërkombëtar të operojë në mënyrë të shpejtë për t’i dhënë jetë një negocimi serioz në dhënien fund të një konflikti që po provokon një masakër të vërtetë humanitare.
“Emigrantët janë persona me emër, me historitë e tyre, me familjen e tyre e nuk do të ketë paqe të vërtetë deri sa të ekzistojë një qenie humane që i dhunohet identiteti personal e reduktohen në një shifër të thjeshtë statistikore apo në objekt interesi ekonomik. Duhet të jetë një impenjim i përbashkët i të gjitha vendeve”,- tha Papa Françesku, për t’i garantuar çdo emigranti një mikpritje dinjitoze në respekt të së drejtës humane të çdokujt për të emigruar e për t’u integruar.
