Ekonomi

Asociacioni i Minierave të Maqedonisë: të hartohet strategji për xehetarinë

09.01.2017 17:35

Edhe pse nuk kanë munguar vështirësitë, sektori i minierave me sukses e përfundoi vitin 2016 dhe me optimizëm e fillon vitin 2017...

Edhe pse nuk kanë munguar vështirësitë, sektori i minierave me sukses e përfundoi vitin 2016 dhe me optimizëm e fillon vitin 2017, thonë nga Asociacioni i Minierave të Maqedonisë.
 
Nga ky Asociacion theksojnë se gjatë këtij viti do të punojnë të gjitha kapacitetet prodhuese si ai i Zlletovës, “Sasa”, “Toranica” dhe “Buçim”, FENI mund të fshihet prej potencialeve minerare, ndërsa “Illovica” gjatë këtij viti nuk do të funksionojë. 
 
“Viti 2016 ishte vit, kushtimisht thënë, i vështirë, me çmime të ulëta të metaleve, më të ulëta gjatë dekadës së fundit. Nuk kanë punuar xeheroret “Zletovë” dhe “Toranica”. Por, edhe në këto kushte të vështira, sektori i xehetarisë me sukses e ka përfunduar vitin. Presim që edhe 2017-ta të jetë e njëjtë, aq më tepër kur kemi marrëveshje dhe bashkëpunim më të mirë me institucionet kompetente, sidomos me Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të ekologjisë”,- deklaroi kryetari i Asociacionit të Minierave të Maqedonisë, Nikollajço Nikollov.
 
Asociacioni i Minierave të Maqedonisë mbetet në qëndrimin e kërkesave të tyre për hartimin e një strategjie për xehetarinë deri në vitin 2025, si dhe të sillet një rend për dhënien e koncesioneve për gurthyesit.
 
Çmimet e metaleve në berzat botërore dhe në 12 muajt e ardhshëm nuk priten të rriten, por as të ulen.
 
Në sektorin e xehetarisë në Maqedoni janë të punësuar rreth 13 mijë persona. 
 
ERSAN PAJAZITI