ISIS sërish sulme me bomba në Bagdad, 23 të vdekur

09.01.2017 17:46

Të paktën 23 persona janë vrarë nga bombardimet e të ashtuquajturit Shtet Islamik.....

Të paktën 23 persona janë vrarë nga bombardimet e të ashtuquajturit Shtet Islamik, vetëm gjatë një dite në Baghdad.

Bomba vetëvrasëse është hedhur në një treg në një lagje shiite në qytetin Sadir, duke lënë të vdekur të paktën 7-të persona e 15-të të lënduar, shkruan Daily Mail.

Më pas shpërthime ka pasur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit irakian, ndërsa përgjegjësinë për sulmet e ka marrë ISIS-i, duke deklaruar se për target kishte shiitët.