Moska: Rasmusen ka probleme me të pamurit

08.05.2014 16:27

Ministria ruse e Punëve të Jashtme publikoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmuesen "ka probleme me të pamurit"…..

Ministria ruse e Punëve të Jashtme publikoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmuesen  "ka probleme me të pamurit".

Siç njoftoi ITAR-TASS "diagnoza" e tillë,  e cila u vendos përmes profilit në Tuiter të Ministrisë, vijoi pas deklaratës së Rasmusenit se NATO "nuk sheh asnjë shenjë se ushtarët rus tërhiqen nga kufiri ukrainas".

Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse në këtë u përgjigj: "Të verbërve u rekomandojmë të njihen me deklaratat e presidentit rus nga 7 maji".

Vlladimir Putin dje deklaroi se Rusia i tërheq ushtarët e saj nga kufiri me Ukrainën, ku sipas vlerësimeve të NATO-s nga fund të prillit ka 40.000 ushtarë rus.

“Vazhdimisht thuhej se ushtarët tanë në kufirin ukrainas shkaktojnë shqetësime. Sot ata më nuk janë në kufirin ukrainas, por në vendet ku i zbatojnë stërvitjet dhe trajnimet e zakonshme”, deklaroi presidenti rus.