Maqedoni

Protesta para LSM-së, Grujovski: Mitrevski të ikë, nuk është legal; Mitrevski: ky grup nuk e ka mbështetjen

09.01.2017 18:49

Përfaqësues të sindikatave të cilët nuk e pranojnë për kryetar Zhivko Mitrevskin kanë protestuar duke kërkuar largimin e këtij të fundit...

Sipas tyre, Mitrevski nuk është kryetar legal, sepse ai është shkarkuar nga LSM-ja. Ata kanë ftuar sindikalistët që të angazhohen për të drejtat e tyre, ndërkohë para objektit janë zbarkuar edhe forca të rendit.
 
“Vërtet kjo është një situatë absurde, policia është në ndërtesë, ndërsa sindikalistët ndodhen jashtë. Kjo fotografi që është këtu është turp për sindikatën dhe për shtetin. Megjithatë unë dua t’i inkurajoj të gjithë anëtarët e sindikatës që ndodhemi këtu, që së bashku duhet të angazhohemi, sepse kjo është angazhim për sindikatën dhe asgjë tjetër”,- deklaroi Pece Grujevski nga LSM.
 
Ndërkohë ka reaguar edhe Zhivko Mitrevski nga Lidhja se Sindikatave të Maqedonisë.
 
Sipas tij, grupi i mbledhur në protestë nuk e gëzon mbështetjen e sindikalistëve për të cilën thotë se është protestë e nxitur.  
 
“Këtë pasqyrë që e patë sot, e cila aspak nuk i ngjan një organizimi sindikal me praninë e vetëm 30 apo 40 personash, tregon se ky grup me veprimin jashtëinstitucional aspak nuk e gëzon mbështetjen nga sindikatat e bashkuara, përkatësisht të 17 degëve të saj pranë LSM-së”,- tha Zhivko Mitrevski nga LSM.
 
Përfaqësuesit e katër sindikatave thonë se janë përjashtuar nga Zhivko Mitrevski në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me statutin e sindikatës. 
 
NAIM RAMADANI