Maqedoni

Kocijanciq: KE pret formimin e qeverisë në kuadër të afateve

09.01.2017 19:23

Pasi presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, ia dorëzoi mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit...

Pasi presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, ia dorëzoi mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, për formimin e qeverisë së re, Komisioni Europian sërish doli me qëndrimin e përsëritur se i njëjti pret formimin e shpejtë të qeverisë së re. 
 
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijanciq, e përsëriti qëndrimin e qeverisë joformale të BE-së të dhënë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit. 
 
“Në këtë fazë e vetmja gjë që mund të them është se ne nga afër e ndjekim situatën. Siç kemi thënë në të kaluarën, ne në kuadër të afateve ligjore presim formimin e shpejtë të qeverisë stabile. Ne gjithashtu presim zbatimin e reformave, zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, zbatimin e reformave prioritare dhe të marrëveshjeve politike të firmosura paraprakisht”,- deklaroi zëdhënësja е КЕ-së, Maja Kocijanciq.
 
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Kocijanciq, ka shtuar gjithashtu se vetëm në këtë kontekst Komisioni Europian do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë dhe procesin eurointegrues të vendit.  
 
GYLTENE SINANI