Maqedoni
BESA: në qeveri pa persona të dyshuar nga PPS
09.01.2017 19:55
Lëvizja BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike...

Këtë qëndrim të Lëvizjes BESA drejtuesit e kësaj partie, Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi, e kanë paraqitur në takimin e realizuar me shefin e Sektorit Politik në delegacionin e Bashkimit Europian në Shkup, Lukas Hollup.
Po ashtu ata kanë theksuar se “BESA pranon të jetë pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimi për ridefinimin e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar”,- thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
