Ukraina ka sistemuar 15.000 ushtarë në kufirin me Rusinë
Ashtu siç lajmëroi ITAR-TASS, Antonov, gjithashtu theksoi se paralelisht me atë kryhet "rritja e numrit të ushtarëve të NATO-s në Evropën Lindore"……….

Forcat e armatosura ukrainase sistemuan 15 mijë ushtarë në rajonet ndërkufitare me Rusinë, deklaroi sot zëvendësministri rus i Mbrojtjes Anatolij Antonov.
Ashtu siç lajmëroi ITAR-TASS, Antonov, gjithashtu theksoi se paralelisht me atë kryhet "rritja e numrit të ushtarëve të NATO-s në Evropën Lindore".
Sipas tij, në kushte të krizës aktuale në Ukrainë, aktivitetet e tilla nuk ndihmojnë në zvogëlimin e tensioneve.
“U bëjmë thirrje përfaqësuesve zyrtar të NATO-s dhe Pentagonit të tërhiqen nga vëzhgimi civil i opinionit botëror në lidhje me gjendjen faktike të gjërave në kufirin ukrainas-rus”, deklaroi zëvendësministri.
