Botë

Filipine, tërmet nënujor 7.3 ballë, nuk ka rrezik për cunami

10.01.2017 10:34

Një tërmet nënujor me magnitudë 7.3 ballë ka goditur bregun e Filipineve...

Tërmeti me epiqendër në ishullin e Jolos, ka arritur një thellësi prej 380 miljeve në detin Celebes.
 
Sizmologët filipinezë thonë se ishte shumë i thellë që të kishte dëme në sipërfaqe për të shkaktuar një cunami.
 
Tërmeti me thellësi 622 nën shtratin e detit është ndjerë pjesërisht në pjesën jugore të qytetit të Santos. 
 
Arkipelagu i Filipineve shtrihet në “Unazën e zjarrit”, ku tërmetet dhe aktiviteti vullkanik janë diçka e zakonshme. 
 
Në vitin 1990 një tërmet me magnitudë 7.7 ballë shkaktoi rreth 200 viktima.