Botë
Athinë, diplomati rus i gjetur i vdekur nuk është vrarë
10.01.2017 12:27
Diplomati rus që është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në Athinë, ka vdekur për shkaqe natyrore, thonë zyrtarë rusë dhe grekë...

Andrei Malanin, 55 vjeçar, është gjetur në dyshemenë e dhomës së gjumit në Athinë më 9 janar. Ai ka qenë shef i shërbimit konsullor rus në kryeqytetin grek.
Ambasada e ka publikuar një komunikatë sot duke thënë se “ekspertët e forenzikës” kanë arritur në përfundimin se Malanin ka vdekur nga shkaqe të natyrshme.
Policia greke gjithashtu ka thënë se ata nuk besojnë se bëhet fjalë për vrasje. Nuk ka pasur asnjë shenjë të hyrjes me forcë në vendin ku diplomati është gjetur i vdekur.
