Maqedoni

Kumanovë, rrugët plot akull, spitali plot pacientë me fraktura

10.01.2017 14:24

Rajoni i Kumanovës dhe Likovës mbetet edhe më tej peng i borës dhe rrugëve të papastruara....

Në një situatë të këtillë ndjeshëm është shtuar paraqitja e qytetarëve në Spitalin e Kumanovës me këmbë e duar të thyera dhe fraktura të tjera trupore.
 
Numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore ditëve të fundit ka arritur në mbi 100, një pjesë e të cilëve për shkak të seriozitetit të dëmtimeve trupore janë dërguar në klinikat e Shkupit.
 
Kreu i Kumanovës, Zoran Damjanovski, ka thënë se për pastrimin e rrugëve janë hedhur 85 ton kripë. Madje, ai ka thënë se nuk mundet për tri ditë të pastrohen 280 kilometra rrugë infrastrukturore nëpër Kumanovë dhe lagjet periferike. 
 
Situatë e ngjashme vazhdon të jetë edhe në komunën e Likovës, ku edhe përkundër faktit se po pastrohen rrugët, megjithatë vështirësitë për lëvizje me vetura mbeten edhe më tej. Të bllokuara mbeten edhe më tej fshatrat Llukarë, Goshincë dhe fshatra të tjera të Malësisë së Karadakut. 
 
NEXHAT AQIFI