Parlamenti afgan cak i sulmeve, 21 persona të vrarë
10.01.2017 17:16
Të paktën 21 persona janë vrarë nga një shpërthim i dyfishtë....

Të paktën 21 persona janë vrarë nga një shpërthim i dyfishtë që ndodhi sot pranë parlamentit afgan.
Sipas zyrtarëve, besohet se cak i sulmit kanë qenë deputetet afganë.
Ministria e Shëndetësisë afgane tha se të paktën 40 u plagosën në shpërthimet pranë zyrave të parlamentit afgan.
Sipas AFP, shumica e viktimave të shpërthimeve janë civilë, duke përfshirë stafin e parlamentit.
