Maqedoni
Tetovë, qytetarët: nuk po pastrohet
10.01.2017 18:53
Shumica e qytetarëve të Tetovës i shfrytëzojnë rrugët kryesore për të kaluar, për shkak se rreziku është më i vogël...

Ndërkohë, trotuaret janë të papastruar mirë dhe problemin kryesor e bëjnë edhe veturat e parkuara në mes të trotuareve.
Qytetarët shprehen të shqetësuar në mospastrimin e trotuareve dhe kërkojnë nga komuna e Tetovës që të marrë masa dhe të fillojë pastrimin sa më shpejt, pasi çdo ditë rrezikohen nga ngricat dhe bora.
“S’ka ku të ecim, duhet të kujdesemi që mos të rrëzohemi, duhet të merren masa”,- tha një banor i Tetovës.
“S’ka koment, vetëm ktheje kokën dhe shiko, se janë pa pastruar, 100% është rrezik, duhet të marrë masa dikush, se duhet të rregullohen këto punë”,- theksoi një banor i Tetovës.
“Sikur është shteti ashtu janë edhe rrugët, është pak, kjo është mundësia e tyre, duhet të pastrohen, po aq munden”,- tha një banor i Tetovës.
“Duhet të pastrohen, por kush t’i pastrojë”,- u shpreh një banor i Tetovës.
Reshjet e borës dhe ngricat e ditëve të fundit kanë rritur edhe numrin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Tetovës si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëshqitjet.
Deri më sot në Repartin e ortopedisë në Tetovë ndihmë kanë kërkuar 40 pacientë me fraktura, thyerje të eshtrave dhe 80 të tjerë me lëndime trupore.
Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është rritur për 40%. Gjithsesi, rrugët në komunën e Tetovës pas reshjeve të fundit të borës janë të kalueshme, por me kujdes, në kushte dimri.
VISAR SADIKI
