Peterle dhe Vajgëll: deklaratat e Daçiç për RM-në, të papranueshme
Deputetët në Parlamentin Europian, anëtarë të Komitetit për punë të jashtme, kanë sulmuar Serbinë për marrëdhëniet e saj me fqinjët...

Deputetët në Parlamentin Europian, anëtarë të Komitetit për punë të jashtme, kanë sulmuar Serbinë për marrëdhëniet e saj me fqinjët, veçanërisht me Republikën e Maqedonisë.
Eurodeputetët, Aljoz Peterle dhe Ivo Vajgëll, si edhe disa deputetë të tjerë të rajonit të Ballkanit, dënuan deklaratën e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, lidhur me njohjen e Republikës së Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues nga ana serbe.
“Marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët vështirë mund të përshkruhen si të pranueshme, sidomos deklarata e Daçiçit në kontekst të njohjes së Republikës së Maqedonisë nën emrin e saj kushtetues",- ka deklaruar eurodeputeti Vajgëll në takimin ku diskutohej draft-raporti për Serbinë.
