Maqedoni

Ndalim për kamionë në rrugën Koçan-Dellçevë

10.01.2017 21:00

Në aksin rrugor Koçani-Delçevë kalimi kufitar Delçevë nga ora 15:20 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit..

Në aksin rrugor Koçani-Delçevë kalimi kufitar Delçevë nga ora 15:20 është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë.
 
Për shkak të reshjeve të forta nga dëbora prej orës 15:30 në aksin rrugor Vinicë-Berovë dhe Vinicë-Koçan është vendosur ndalesë për automjetet e rënda motorike.
 
Ndalesa për qarkullim për automjete të rënda transportuese për qafën malore të Strazhës në orën 15:30 minuta është hequr./mia