Botë

Tre persona të vdekur gjatë rrëzimit të një strehe të xhamisë në Stamboll

10.01.2017 22:04

Tre persona humbën jetën, ndërsa 23 janë lënduar sot gjatë rrëzimit të një strehe të xhamisë në Stamboll, njoftoi gazeta "Miliet"...

Streha e xhamisë Atakoj në lagjen Bakarkoj, në pjesën evropiane nga Stambolli, u rrëzua nga pesha e borës.
 
Incidenti ndodhi gjatë ceremonisë mortore pas lutjes së pasdites.
 
Pas rrëzimit të strehës me dhjetëra persona kanë mbetur të ngujuar nën borë.
 
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vendin e incidentit./mia