Maqedoni
Sot në Kosovë dhe Shkup protestohet për lirimin e Ramushit
11.01.2017 12:28
Në të gjithë Kosovën mbahen protesta për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Në të gjithë Kosovën mbahen protesta për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar nga Policia franceze në bazë të një urdhërarresti të Serbisë.
Protesta me moton “kundër fyerjes dhe padrejtësisë” zhvillohet në Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj. Ndërsa Kuvendi i Kosovës, pavarësisht një seance maratonë dhe të jashtëzakonshme, nuk arriti të dalë me një rezolutë për lirimin e Haradinajt.
Edhe në Shkup para Ambasadës së Francës mbahet protestë kundër vendimit të shtetit francez për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Protesta, siç bëhet me dije nga një komunikatë drejtuar mediave, e ka organizuar shoqëria civile, siç janë profesorë, artistë, studentë, gazetarë, si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.
