MAQEDONI
Qamili takon kryefamiljarin Zeqiri
08.05.2014 18:22
Policia është në detyrë 24 orë për të mbrojtur qytetarët dhe për të trajtuar me seriozitet çdo shqetësim më të vogël...

Policia është në detyrë 24 orë për të mbrojtur qytetarët dhe për të trajtuar me seriozitet çdo shqetësim më të vogël, dhe njëjtë do të veprojë edhe me rastin e familjes Zerqiri nga Radishani.
Kështu është shprehur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili, pas takimit që ka pasur me kryefamiljarin Faik Zeqiri, nga lagjja Radishan e komunës së Butelit, qe u realizua si pasoje e ankesave se familja e tij në Radishan, shpesh her po sulmohet nga persona të panjohur.
“Sot realizova një takim me kryefamiljarin Faik Zeqiri dhe bashkëbiseduam nga afër për shqetësimet dhe brengosjen që kanë si familje lidhur me disa incidente që u kanë nodhur disa kohë më parë. Në këtë takim e trajtuam veç e verç secilin nga këto raste dhe e informova në detaje për masat që janë ndërmarrë nga ana e ministrisë për Punë të brendshme.Policia në kuadër të kompetencave të veta do të bëjë maksimumin që të sigurpojë rendin dhe siguroinë e çdo qytetari por edhe të familjes Zeqiri në mbrojtje të jetës dhe pronës së tyre”, shprehet zv/ministër i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili.
Zëvendësministri Qamili ka deklaruar se, për të zgjidhur problemin për gjithmonë, ka organizuar takim mes tij dhe kryefamiljarit Zeqiri me autoritetet lokale të komunës Butel.
“Gjithashtu bisedova edhe me kryetarin e komunës së Butelit dhe u morëm vesht që ta realizojmë një takim të përbashkët me pjesëtarët e familjes Zeqiri që edhe pushteti lokal të ushtrojë ndikimin e duhur në prevenimin e konflikteve me motive të tilla”, shprehet zv/ministër i Punëve të Brendshme, Zemri Qamili.
Nderkohe Faik Zeqiri, thote se në takim me zëvendësministrin Qamili, i kanë biseduar të gjitha problemet dhe se i është siguruar zgjidhje për to.
“Biseduam për këtë problem që na ndodh për çdo herë, por jo vetëm për këtë problem, por tre katër herë kemi pasur sulme, me bomba me benzinë. Bisedoi edhe me kryetarin e komunë së Butelit, Pero Latinovski dhe e kanë lënë që të bisedojmë ai, unë dhe kryetari i komunë. Zëvendësministri më premtoi se do të japiun maksimumin që të bijmë të mos vjere puna deri tek kjo, se motivet nuk ka”, shrpehet banor i Radishanit, Faik Zeqiri.
Zëvendësministri Zemir Qamili, u shpreh se ka kërkuar nga kryefamiljari Faik Zeqiri që të mos zgjedhin rrugën e gabuar për të lëshuar vendbanimin për të kërkuar azil në Evropë.
MEFAIL ISMAILI
